Shqiptari nga Tetova që po mahnit rusët me zanatin e tij (FOTO)

Një kohë të gjatë merret me profesionin e gastronomisë, si rezultat i kësaj ka përfunduar në Rusi.

Me profesionin e gastronomisë molekulare Rufi Shabani merret qysh në kohën e rinisë së tij të hershme, ngase kishte pasion ushqimin dhe shijet e ndryshme.

Andaj sikur iu imponua që të merret me kuzhinën. Me ndihmën e Zotit , shoqërisë dhe familjes kam arritur që të jem Brend pica shef në 13 Restaurante, ku dhe kam 34 punëtor nën mbikëqyrje, e tek ne nxirren prej 1300 deri 1600 pica ne dite, thotë Rufi Shabani për Gazetën Express-Maqedoni.

Në Rusi ka shkuar që nga viti 2010. Aty kishte edhe vëllaun i cili ishte shumë më herët I vendosur në Rusi.

Vëllau i tij po ashtu merret dhe punon në kuzhinë. Ka qenë i pranishëm nëpër shumë media ruse duke dhënë intervista të shumta, ngase Rufiu është i vetmi shqiptar atje që praktikon dhe zhvillon akrobacione të tilla

Gastranominë e ka filluar si zanat dhe pastaj me kalimin e kohës ka marrë pjesë në disa kurse në vende të ndryshme, si Italia, Gjermania etj. Posedon edhe certifikata ku me suksese ka mbaruar disa kurset.

Sot është i profesionalizuar si Brend Pica Shef, Teknolog acrobat, Maestro, Pica schul, dhe për njohurin e brumërave nga ajo klasikja deri te Romana Italiana. Përveç kësaj tetovari, Shabani ka njohuri të furrave teknike, elektrike, furrave me dru etj.

Kjo nuk është e gjitha, kohës së fundit është marrë me “LIEVITO MADRE”, që do te thotë “maja e ëmave” apo siç njihet tek ne si farë buke natyrale. Këtë e ka praktikuar në kursin e fundit në Itali, që tani e ka futur në përdorim edhe në restorantet e veta e që thotë se ka dalë shumë i suksesshëm.

Pas gjithë këtij suksesi, cilat janë planet e tij të ardhshme, a do të kthehet të kontribuoj në vendlindje? Po, ai thotë se si çdo shqiptar edhe ai planifikon në të ardhmen të kthehet dhe të realizoj planet dhe idetë që ka në vendlindje, porse është çështje kohe.

Ka pasur ftesa nga restaurant prestigjioze evropiane për të punuar, si p.sh. nga Londra, edhe nga disa restaurant në Gjermani, Zvicërr, Francë. E pikërisht në Londër Rufiu do të shkoj për ta vizituar vendin dhe për të ndihmuar për projekte që i ka biseduar me kolegët, mirëpo nuk planifikon dhe nuk i përshtatet të të punoj ose jetojë atje, por vetëm të zhvillojë ndonjë pilot project për të kontribuar sado pak.

Rufi Shabani bashkë me vëllanë e tij Billy Shabani dëshirojnë që të investojnë në një biznes të këtillë personal, duke pas parasysh se kanë bërë shumë përvojë dhe profesionalizëm në ketë lëmi, mirëpo ende nuk kanë ndonjë projekt të finalizuar./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *