Jeton Me Nënën Dhe Vëllain Në Varfëri Ekstreme , Rrëqeth Me Fjalët Vajza: Çfarë I Kemi Bërë Ne Të Keqe Zotit?

Elvira Korini është emri i nënës, e cili është duke rritur e vetme dy fëmijët e saj. Dy fëmijët e saj jetim, Elsa dhe Elidoni kanë probleme me sytë dhe as nuk marrin ndihmën ekonomike.Të dy fëmijët janë duke u rritur në mjerim të plotë. Gjatë një interviste në emisionin ‘’Stop’’, vajza e vogël Elsa ka rrëqethur me fjalët e saj.

Ajo ka thënë: Çfarë i kemi bërë ne të keqe Zotit, që kemi marrë këtë dënim kaq të keq. Unë nuk dua më këtu, dua të iki. Mua më shajnë shumë shokët nga babai im. Më thonë mamanë e ke qorre, babanë se ke fare.

Në klasën time më tallin më shumë dhe kjo më trishton shumë. Unë nuk e di cila është e vërteta, unë dua që ta kem babanë tim, por nuk e kam. Dua t’i kem të dy si shokët dhe shoqet e mia, edhe shtëpinë. Edhe mamanë dua që të më shikojë, por s’mundem. Nuk kam asnjë shoqe, dua edhe të kem shoqet e mia, por nuk i kam.”Fëmijët së bashku me nënën e tyre jetojnë në qytetin e Delvinës në një shtëpi, kushtet e të së cilës çdo ditë e më shumë po rrezikojnë shëndetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *